MARGARITA XHEPA, AKTORJA E MIRËNJOHUR, NË MOSHËN 93-VJEÇARE NDËRROI JETË

Redaksia

Aktorja, Margarita Xhepa, ylli i  mirënjohur i kinematografisë shqiptare. Njëra ndër figurat më të spikatura të skenës shqiptare dhe e dashur nga publikun. Interpretimi, talenti, përkushtimi dhe pasioni që ajo kishte për skenën arriti t’i pushtoj zemrat e publikut me mbi 150 role në teatër dhe në 32 role tjera në filmat artistikë, gjithnjë duke bashkëpunuar me regjisorët më të njohur shqiptarë.

Sot tërë kombi mori lajmin e hidhur për humbjen e aktores së madhe, që la gjurmë të pashlyera në zemra tona, e cila ndërroi jetë në moshën 91 vjeçare.

Margarita Xhepa u lind më 2 prill të vitit 1934 në qytetin e Lushnjës, aty ku mori guximin dhe hapat e parë drejt skenës, për të arritur majat e karrierës së saj.  Për të qenë njëra ndër figurat më të ndritura të kinematografisë shqiptare, e cila la pas vetës një trashëgimi të pasur dhe u bë frymëzim për brezat e ardhshëm me disa  filmat: “Vitet e para”, “Gjurmët”, “Dimri i fundit”, “Tokë e përgjakur”, “Një djalë edhe një vajzë”, “Apasionata”, “Gjeneral gramafoni”, “Rrethi i kujtesës”, “Vitet e pritjes”, “Dora e ngrohtë”, “Gurët e shtëpisë sime”, “Pranvera s’erdhi vetëm”, “Koncert në vitin 1936”, “E diela e fundit” dhe “I dashur armik”.

Me përkushtimin, interpretimin e saj të shkëlqyer ishte e suksesshme edhe në dramaturgjinë e letërsisë botërore: si Ofelia tek “Hamleti”, vajza e dytë tek “Mbreti Lir”, dado tek “Romeo e Xhulieta”, Mbretëresha Margaret tek “Rikardi III”. Po ashtu, Margarita Xhepa shkëlqeu në vepra të tjera të autorëve të mëdhenj botërorë, duke sjellë në skenë personazhe si Klea tek “Dhelpra dhe rrushtë”, Lena tek “Xhaxha Vanja”, Ledi Milford tek “Luiza Miler”, Zonja Berling tek “Vizita e inspektorit”, Zonja Lomen tek “Vdekja e një komisioneri”, Ana Andrejevna tek “Revizori”, Marsela tek “Qeni i kopshtarit”, Mashenka tek “Mashenka”, Shejla tek “Morali i zonjës Dulska” dhe dado tek “Elektra” e Sofokliut, nën drejtimin e regjisorit grek Dhimitri Mavriqis në Teatrin Kombëtar të Greqisë në Athinë. Vlen të theksohet se te filmin grek “Mirupafshim”, në vitin 1997 u vlerësua me Çmimin e Madh në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Mesdhetar në Selanik dhe për interpretimin e saj u nderua me Çmimin e Nderi, duke dëshmuar vlerat e saj në skenën ndërkombëtare.

Aktorja e madhe, artistja e popullit do të mbetet e përjetshme në memorien e çdo shqiptari, interpretimin dhe rolet e shumta që i ka luajtur me pasion e vullnet, qoftë në teatër dhe artiste e skenës. 

E ndritur qofsh edhe në botën e amshimit e madhja Margaritë, aktore dhe artiste e skenës shqiptare!e dhe artiste e skenës shqiptare!