Anëtarët

ANËTARËT E KËSHILLIT KOORDINUES TË ARSIMTARËVE NË DIAPSORË

Mustafë Krasniqi – Gjermani (kryetar)
Miradije Berisha -Austri (nënkryetare)
Aurela Konduri – Greqi (nënkryetare)
Mira Shehu – Kanada (sekretare)
Teuta Tabaku – Turqi ( anëtare)
Dritan Mashi – Itali ( anëtar)
Anila Kadija – Angli ( anëtare)
Isuf Bytyçi – Gjermani ( anëtar)
Anita Duriçi – Zvicër ( anëtare)
Arta Emiri – Suedi ( anëtare)









JETËSHKRIMI I ANËTARËVE TË KËSHILLIT KOORDINUES TË ARSIMTARËVE NË DIAPSORË

Një imazh që përmban person, veshje, kravatë, burrë

Përshkrim i gjeneruar automatikisht

MUSTAFË KRASNIQI  kryetar i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë (ish nënkryetar), KKAD-së, jeton e vepron në Gjermani. Ka mbaruar studimet në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, drejtimi: Gjuhë dhe Letërsi Shqipe dhe i diplomoi më 1992. 
Me përkushtim hyri në radhët e grupeve ilegale, ishte pranë qytetarëve, aktiv në pajtimin e gjaqeve, në aksione konkrete për çlirimin e pjesëve robëruara të trojeve shqiptare, njëri nga drejtuesit e demonstratës së vjeshtës së vitit 1989 dhe aktiv në veprimtarin e UÇK-së. 
Kryetar i Shoqërisë kulturo-artistike “Zëri i Kosovës”, kryetar i Këshillit të Rrethit (LPK- Organizatë Ilegale) dhe kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Komunën e Kastriotit etj.
Themelues dhe kryetar i Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve shqiptarë (LAPSh-it) në Bavari-Gjermani, mësimdhënës në Rosenheim me rrethinë, tashmë koordinator. Sekretar i Klubit Letrarë “Martin Camaj”  dhe autor i disa librave, librat e tij janë: „Gjarpërinjtë e zinj edhe atje…“,  „Lumëgjaku“, „Faqe të panjohura të historisë së NDSH-së“, (Ramiz Qyqalla dhe bashkëluftëtarët e tij), „Lojë Thikash“,  „Gjarpërinjtë e zinj edhe atje…“ (ribotim), – „Vështrim kritik për poetikën e krijuesve të diasporës“, „Mbrëmja e fundit“, “Eshtrat Pezull”, “Legjenda e dhembjes së heshtur” (bashkautor), “Atdhetari i Shtigjeve të Lirisë- Xhavit Haziri, “Rrënjët nuk thahen”, “Albumi poetik (nr.2)” dhe pjesëmarrës në disa antologji.
Ka shkruar për gazeta legale dhe ilegale nga viti 1985, tashmë shkruan për shumë gazeta e portale të kohës. Drejton gazetën online “uraebashkuar.com”, është autor i dhjetëra videove i cili dhe është nderuar me shumë çmime e mirënjohje për veprimtarinë e tij kombëtare, arsimore dhe atë krijues.

[email protected]

+49 176 56785798

Një imazh që përmban person, veshje, mjedis i brendshëm, grua

Përshkrim i gjeneruar automatikisht

MIRADIJE BERISHA zëvendëskryetare e parë e Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë (KKAD) dhe mësimdhënëse e mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Vjenë, Austri, me përvojë pune 25-vjeçare. Ajo ka përfunduar studimet e larta për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Prishtinës dhe ka fituar titullin master shkencor në Gjuhësi të Sotme pranë Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës.  
Për 4 vite ka qenë kryetare e shoqatës së Mësuesve “ Naim Frashëri” në Austri. Ka ndjekur kursin mbarëkombëtar “Mësimdhënia e gjuhës amtare: Mësimi i gjuhëve të para në kontekstin e migracionit” si dhe kursin për monitorimin e nivelit gjuhësor të gjermanishtes si gjuhë e dytë. Për angazhimin e saj, është vlerësuar me “Mirënjohje të veçantë” nga Drejtoria e Arsimit të Vjenës. 
Ajo është angazhuar në mediat austriake dhe shqiptare për çështjet e mësimit të gjuhës amtare, ka marrë pjesë me kumtesa dhe prezantime në konferenca shkencore ndërkombëtare brenda dhe jashtë Austrisë, si dhe në seminare të ndryshme për mësimdhënien e gjuhës amtare në Shqipëri dhe Kosovë.  Gjithashtu, ka qenë recensentë për paketën “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare, niveli i I”.
Për disa vite ka punuar si mësimdhënëse në vendlindjen e saj në Kosovë dhe që nga viti 2001 kontribuon si mësuese e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Vjenë.

[email protected]

+436763410602

Një imazh që përmban person, veshje, mjedis i brendshëm, mur

Përshkrim i gjeneruar automatikisht

AURELA KONDURI Mësuese e gjuhës shqipe, studiuese për çështje të dygjuhësisë dhe komunikimit ndërkulturor.
Është zëvendëskryetare e Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë. 
Ka kryer studimet e larta në Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër. Ka punuar si mësuese për disa vite në Shqipëri dhe tashmë prej shumë vitesh është mësuese e mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Greqi. Ka qenë zëvendëskryetare e Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Greqi. 
Për shumë vite me radhë ka, qenë pjesë e grupit shkencor ndëruniversitar “Polidhromo”, pranë Fakultetit Pedagogjik të Universitetit “Aristoteli” në Selanik.
Ka bashkëpunuar në projekte evropiane dhe hulumtime shkencore me Universitetin “Aristoteli”, Universitetin e Kretës dhe Universitetin e Tiranës. 
Është Recensuese për vlerësimin e paketës “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare, niveli I” dhe autore e “Udhëzuesit për mësuesin” për paketën “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare, niveli I”. 
Është angazhuar në mediet greke e shqiptare për çështjet e mësimit të gjuhës amtare, ka marrë pjesë me kumtesa e prezantime në konferenca shkencore ndërkombëtare në Greqi e jashtë saj, si dhe në seminare mbarëkombëtare për mësimin e gjuhës shqipe , në Shqipëri e në Kosovë.  
Për kontributin e saj në mësimdhënien e gjuhës shqipe në Greqi është vlerësuar me disa çmime: Trofeu “Shqiponja e Artë” në  kategorinë “Mësoj gjuhën shqipe” (MAS, Samiti I i Diasporës 2016), çmimi “Aktivistja e Vitit 2018” (Fondacioni “HARPA”), “Certifikatë Mirënjohjeje” nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë. 

[email protected]

00306984136838

Një imazh që përmban person, libër, veshje, mjedis i brendshëm

Përshkrim i gjeneruar automatikisht

MIRA SHEHU sekretare e Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë (ish nënkryetare e KKAD -së) dhe mësuese e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Kanada.  Ka kryer studimet e larta në degën Gjuhë Angleze në fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, Është licencuar për mësimdhënien e gjuhës angleze në Kanada dhe ka marrë një sërë certifikimesh për aspekte të veçanta të mësimdhënies. Prej shumë vitesh punon si mësuese e gjuhës angleze në Kanada. 

[email protected]

+1 (902) 476-8383 

TEUTA TABAKU anëtare e Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë (KKAD) Ka përfunduar studimet e larta në degën për gjuhë dhe letërsi në Universitetin e Tiranës.
Është angazhuar në ruajtjen e identitetit dhe të gjuhës shqipe në komunitetin shqiptar në Turqi, me mësimdhënien e gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare. Ka punuar në Konsullatën e Nderit të Republikës së Shqipërisë në Bursa-Turqi (2005-2015). Ka organizuar kurse në gjuhës shqipe, aktivitete social -kulturore e historike. Më 2016 është themeluese e Klubit të letërsisë shqiptaro – turke. Më 2017, me mbështetjen e institucioneve vendore ,hapi zyrtarisht Kurset e Gjuhës Shqipe të niveleve: A1-A2-B1-B2-C1-C2, në shkollën publike në Bursa të Turqisë.
Më 2020 themeluese dhe organizatore e shkollës shqipe “Mësojmë Shqip” në platformën digjitale dhe më 2021 themeluese e grupit të punës me mësues e pedagogë shqiptaro –turk.
Ka marrë pjesë si dëgjuese dhe ligjëruese në shumë kuvende, konferenca, seminare, simpoziume brenda dhe jashtë vendit. Nga  viti 2020- 2024 Sekretare e Këshillit Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë.
Për kontributin e vazhdueshëm 33 vjeçar ka marrë këto vlerësime:
-Është vlerësuar nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë me titullin “Ambasador i kombit”, (2017). -Është vlerësuar nga Qeveria e Republikës së  Kosovës me titullin “Gruaja në Diasporë Dige e fuqishme kundër asimilimit” (2018).
-Është vlerësuar nga Presidenca e Republikës së Shqipërisë me titullin “Naim Frashër” (2022)/

[email protected]

00905073411057

Një imazh që përmban person, veshje, kravatë, burrë

Përshkrim i gjeneruar automatikisht

DRITAN MASHI anëtar i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë (KKAD) dhe Kryetar i Lidhjes së Shkollave Shqipe në Itali. Ka kryer studimet e larta për gjuhë dhe letërsi në universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër dhe është angazhuar në mësimdhënie në vendlindje për disa vite me radhë. Aktualisht jep kontributin si mësues i gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Trento të Italisë.

[email protected]

00393401703900

Një imazh që përmban person, veshje, i lodhshëm, grua

Përshkrim i gjeneruar automatikisht

ANILA KADIJA anëtare e Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë.
Studimet e larta i kreu në degën Gjuhë-Letërsi, në Universitetin Shtetëror të Filologjisë, Tiranë.
Specializuar në gazetari dhe punon si gazetare e pavarur.
Studimet për degën e shërbimeve sociale i kreu në Parma të Italisë.
Bashkëthemelues dhe nënkryetare e shoqatës Scanderbeg Parma 2006.
Bashkëthemelues, drejtuese dhe mësuese e parë në shkollën shqipe, shoqata Scanderbeg, Parma 2009.
Aktualisht jeton në Angli.
Drejtore artistike, mësuese e gjuhës shqipe dhe e kulturës shqiptare, në shoqatën Ardhmeria, në Londër.
Ideatore dhe bashkëthemelues e Klubit të Librit, Intelektualet Shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar.
Anëtare bordi e BACA, Shoqata e Kulturës Shqiptaro – Britanike.
Zëdhënëse e Lidhjes së Mësuesve në Mbretërinë e Bashkuar.
Fitues i Çmimit Kombëtar 2021, e vlerësuar nga Ministria e Kulturës Shqiptare dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, me librin “Ninulla e zemrës” si libri më i mirë për fëmijë me një gjuhë të pastër dhe të pasur shqipe.
E vlerësuar nga Shteti Shqiptar për veprimtari patriotike 30 vjeçare.
Së fundi, recensente e teksteve “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare niveli i tretë”.
Pjesë e NRCSE, Londër, në projekte didaktike krijuese edhe si ligjëruese për dygjuhësinë.

[email protected]

+44 7715 393746

Një imazh që përmban person, këmishë, mjedis i brendshëm, burrë

Përshkrim i gjeneruar automatikisht

ISUF BYTYÇI anëtar i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë (KKAD), i angazhuar në mësimin plotësues të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Bavari të Gjermanisë. Ka mbaruar studimet për Letërsi e gjuhe shqipe, në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës. Përveç gazetarisë dhe mësimdhënies, merret edhe me këshillime pedagogjike, aktivitete kulturore dhe redaktim gjuhësor. Ka përkthyer dhe botuar broshurat “Sistemi arsimor në Bavari” dhe “Me edukatë kundër drogës rrisim fëmijë të shëndoshë”, si dhe projekte të tjera. Librin e tij të parë publicistik “Krahët e Shqipes – Përpjekje e Pengesa” i botuar në Prishtinë; kurse libri i dytë i tije është. libri me ese “Autore dhe vepra”, është libri i dytë me ese.

[email protected]

+491787806805

Një imazh që përmban person, veshje, i jashtëm, pemë

Përshkrim i gjeneruar automatikisht

ANITA DURIÇI anëtare e Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë (KKAD) dhe mësuese me përvojë shumëvjeçare. Ajo ka përfunduar studimet universitare në degën Gjuhë, Kulturë Frënge dhe Komunikim në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës, si dhe një master të dytë në Shkencat e Komunikimit dhe Linguistikës në Universitetin e Lozanës, Zvicër.
Në Shqipëri, ajo ka punuar si asistente pranë Ministres së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe ka marrë pjesë aktive në fushën e artit, kulturës dhe letërsisë. Prej vitit 2018, ajo shërben si përkthyese ligjore për Ministrinë Publike dhe Policinë Kantonale në Zvicër.
Aktualisht, Anita është mësuese e frëngjishtes në shkollat zvicerane dhe ka ushtruar detyra të tjera në institucione të ndryshme arsimore zvicerane. Si pjesë e angazhimit të saj në ruajtjen e identitetit gjuhësor dhe kulturor shqiptar, ajo është përgjegjëse kantonale për rrjetin e shkollave shqipe në Zvicër dhe kontribuon në promovimin e gjuhës dhe kulturës shqipe në diasporë.
Paralelisht, ajo ka shfaqur pasionin e saj për artet vizuale duke organizuar ekspozita personale dhe kolektive në qytete të ndryshme zvicerane dhe në Shqipëri. Ky angazhim pasqyron natyrën e saj poliedrike, ku ndërthuret profesionalizmi, kreativiteti dhe përkushtimi ndaj kulturës dhe arsimit.

[email protected]

0041787353977

Një imazh që përmban person, veshje, i lodhshëm, mur

Përshkrim i gjeneruar automatikisht

ARTA EMIRI anëtare e Këshillit Koordinues te Arsimtareve ne Diaspore (KKAD) dhe mësuese e gjuhës shqipe dhe asaj suedeze në shkollat 9- vjeçare dhe gjimnaz ne Stokholm te Suedisë.  Ka kryer studimet e larta  dhe studimet master për Gjuhë Shqipe dhe Letërsi në Universitetin e Tiranës.
Ka ushtruar profesionin e saj si mësuese e gjuhës shqipe dhe letërsisë per shume vite ne Shqipëri dhe njëkohësisht ka realizuar projekt – trajnimi  1 vjeçar për mësuesit ne Shqipëri ne bashkëpunim me Institutin e Zhvillimit Arsimore (IZHA) dhe përfaqësues nga Komuniteti Evropian (KE) dhe UNESCO.
Prej vitit 2017 jeton ne Stokholm te Suedisë dhe atje studioi  gjuhën suedeze. Në vitin 2020 merr licensën për mësuese e gjuhës shqipe dhe suedeze në shkollat suedeze.
Prej vitit 2019 punon mësuese e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare  me fëmijë shqiptarë, në shkollat publike te Stokholmit.
Përveç angazhimit të saj në mësimdhënie, ajo është përfshirë edhe në projekte të organizuar nga shteti suedez, por edhe nga vetë ajo, për të pasuruar bibliotekat e Stokholmit me libra shqiptarë për fëmijë dhe të rritur. Angazhimi i saj me i madh tani është qe ne çdo biblioteke te Stockholmit te shkruhet fjala përshëndetëse ”Mire se vjen ne biblioteke”.
Aktualisht po ndjek studimet universitare ne Stokholm per dygjuhësinë dhe lidhjet e gjuhës suedeze me gjuhe te tjera.

[email protected]

0046 707307372