Këshilli Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë uron fëmijëve 1 Qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve!

Këshilli Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë (KKAD) për 1 Qershorin, Dita Ndërkombëtare të Fëmijëve, ditë që festohet çdo vit në shumë vende të botës, ditë që ndërgjegjësojë shoqërinë mbi rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave fëmijëve ua uron këtë ditë! Dita kur vetë fëmijët shprehen të lirshëm, ngrehin zërin për të drejtat të cilat u vendos në Konferenën Botërore në Gjenevë për të drejtat e tyre, me1 qershor 1925, dhe dy vite më vonë filloi të festohet në shumicën e vendeve të botës.

Këshilli Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë (KKAD) ua uron këtë ditë fëmijëve, që 1 Qershorin festofshi gjithmonë me plot buzëqeshje, lojëra dhe gëzime të pafundme; Qofshi të lumtur, të mbushur me dashuri dhe ëndrra të mëdha dhe rrituni me shpresë, guxim, krenari kombëtare dhe besim në vetvete.

KKAD një përqafim i veçantë për të gjithë fëmijët e diasporës,  që mbajnë gjallë gjuhën dhe kulturën tonë kombëtare, kudo që ndodhen. Edhe pse larg atdheut, zemrat tuaja janë pranë atdheut dhe jemi krenarë ne për ju!

Gëzuar 1 Qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve!

Me respekt,
KKAD – Këshilli Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë