Jam Eriketa Qorlazja, mësuese e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Athinë të Greqisë, që nga viti 2014 dhe zv/ kryetare e Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Greqi.
Gjuha shqipe është gjuha e mëmës, është dashuria jonë për të dhe e saj për ne. Është gjithçka që personifikon ekzistencën tonë si komb nga e shkuara në ditët e sotme e deri në pafundësi, ajo na jep emrin shqiptar e kjo nuk ndryshon kudo ku jemi.
Duke jetuar në emigracion, ne mësuesit kuptuam që herët sesa e rëndësishme është të flasësh e të mbash gjallë gjuhën amtare dhe rrezikun e asimilimit të saj tek fëmijët
Por të mos harrojmë se prindërit e fëmijëve janë një element i rëndësishëm në trekëndëshin mësues prindër nxënës
Prindër të dashur, mbështetja juaj është sa e domosdoshme aq dhe shumë e vyer
Prandaj, vazhdoni të na mbështetni në misionin tonë të shenjtë e të përbashkët.
Duke sjellë fëmijët në shkollat shqipe ju dhe ne kemi përmbushur detyrën morale dhe kombëtare që ti japim kësaj gjuhe të bekuar respektin e duhur në vendin ku jetojmë, që ajo të vazhdojë të ekzistojë e flitet e bukur dhe e pastër siç na e lanë amanet rilindësit tanë.