Unë quhem Alesia Myftari, Jam 11 vjeçe dhe nxënëse në shkollën shqipe në Athinë.
Me gjuhën shqipe u njoha në vitet e fëmijërisë, tek komunikoja me prindërit, sepse në familjen tonë flitet vetëm shqip.
Më pas në shkollën shqipe vit pas viti mësova të lexoj, të shkruaj e të flas pa gabime, në udhëtime në Shqipëri u njoha me qytete e fshatra, vende turistike, muze dhe natyrën tonë kaq të veçantë e të mrekullueshme.
Prandaj kam një mesazh që më del nga shpirti:
Të dashur fëmijë, bashkëmoshatarë me banim në diasporë, ejani të mësojmë së bashku gjuhën shqipe,, ta flasim bukur, të nderojmë prindërit e mësuesit tanë, e të jemi krenarë për vendin nga kemi origjinën, vendin e shqiponjave.
MË TË BUKURAT PUSHIME
Shkruan nxënësia: Alesia Myftari
(nxënëse e shkollës shqipe në Athinë, është bashkë me videon)
Më në fund, pas shumë vitesh, erdhi radha te shkojmë në Shqipëri. Mezi po e prisja këtë ditë. Për herë të parë kam shkuar kur kam qenë dy vjeçe. Isha shumë e vogël, por, prapë mbaj mend shumë gjëra dhe doja shumë, por shumë fare te shkoja përsëri.
Erdhi dita, u nisëm që në mëngjes. Gjatë gjithë rrugës shikoja nga xhami i makinës dhe kur shikimin e ndalja ne ndonjë mal te largët, u thosha prindërve “Atje është Shqipëria?”. “Jo” me thoshin ” kemi edhe shumë rrugë akoma”.
Vazhdonim te udhëtonim, unë nuk lija tabelë pa lexuar rrugës, me shpresën se diku do te lexonte “Albania”.Ecëm e ecëm e ecëm kur babi tha “Arritëm në Kakavijë, shyqyr nuk paska radhë” E kisha dëgjuar si emër nga të tjerët por nuk e dija se çfarë ishte. Kur mami më tha ” Ja Alesia ,këtu është kufiri mes Greqisë dhe Shqipërisë. Do vulosim pasaportat dhe pastaj do hyjmë në tokën shqiptare”.
Diku, në një tabelë te madhe ,lexova ” MIRË SE VINI NË SHQIPËRI”! Zemra po më rrihte fort, me në fund arritëm. Jo shumë larg nga Kakavija ndodhet vendlindja e mamit tim, ku gjithmonë kthehemi dhe më pas shkojmë te fshati babit. Aty po me prisnin gjyshërit, kishte ardhur edhe tezja nga Gjermania që po rrinte disa ditë më shumë, vetëm e vetëm që të më takonte mua. Kam edhe një shoqe aty, jemi një moshë. Kur ishim të vogla mami thoshte që vetëm ziheshim sepse unë nuk dija mirë shqip dhe nuk kuptoheshim. Por tani, unë di shumë mirë te flas dhe jam e sigurt që do ja kalojmë mirë. Çdo pasdite dilnim tek qendra e qytetit dhe luanim edhe me fëmijë të tjerë.
…Erdhi radha te shkojmë tek fshati i babit. Aty nuk kam shoqe dhe kushërinj, vetëm gjyshërit janë, sepse janë larguar të gjithë. Por, ato ditë që isha unë aty, kishin ardhur dy vajza nga një fshat tjetër për të qëndruar disa ditë te gjyshi i tyre. Ishin mosha ime dhe filluam te shoqëroheshim. Unë u tregoja foto dhe video nga jeta ne Athinë, ndërsa ato më tregonin për jetën e tyre. Flisnin qe bënin edhe punë, ndihmonin prindërit tyre, unë habitesha se si kaq të vogla mund të bënin punët e të rriturve. Papritur Bardha i tha Gertës ” Shpejt merr bidonat edhe mbushi se erdhi uji, ndërsa unë do të ujit bahçen”.
I lanë lodrat përdhe dhe vrapuan te dyja drejt çezmës, unë s’ po kuptoja asgjë. Kur Bardha më tha ” Alesia ,këtu vetëm një orë ujë kemi, pastaj as për të pirë s’gjen “.Nuk lanë enë pa mbushur, habitesha se si mund t’i bënin vetë gjithë këto punë, e ndërsa unë në Athinë, vetëm të mbledh lodrat e mia kam për detyrë. Shikoja rreth e rrotull, për një moment m’u kujtuan filmat shqiptarë që mami më vendos te shikoj çdo fundjavë. Mu kujtua ” Beni ecën vet” dhe vetja m’u duk tamam si Beni ,edhe ai si unë kishte shkuar në fshat.
Tek avllia e shtëpisë, sytë më vajtën te një pemë me ca kokrra të vogla të kuqe. Ishte e mbushur plot. Pyes Bardhen cfarë ishin ato kokrrat e vogla, sepse me Bardhën dhe Gertën shoqëroheshim nga mëngjesi deri në darkë.” Janë thana “,më tha ,”Do që ti provosh, të të mbledh ca ?”. T’i them babit” i thash, ” qe te marrë shkallën që ti arrijmë”. ” Jo “, më tha,” do të hipi unë dhe do t’i mledh”.Duke u kapur degë më degë, hipi shumë lart.” Eja hip dhe ti Alesia “,më tha .Por ,unë nuk dija, nuk dija asgjë nga këto gjëra që bënin fëmijët në fshat. Unë edhe kur dal xhiro, duhet të mbaj mami nga dora. Çdo ditë edhe më shumë po më pëlqente fshati, po më pëlqente jeta aty, doja të rrija dhe të mos ikja kurrë. Fshati ishte mbushur me lule dhe pemë gjithandej. Shtëpitë mezi dalloheshin nga njëra- tjetra sepse nuk i linin pemët e gjata .Nëpër lëndina kishte dele që kullotnin bashkë me të vegjlit e tyre. Nëpër avlli kishte pula me zogj, nëna më thoshte që quhej klloçkë, pula kur ka zogj te vegjël. Unë merrja misër dhe e shtypja me gur që të hanin zogjtë e vegjël sepse përndryshe mund të mbyteshin. Në mëngjes çohesha shumë shpejt sepse zëri i kokoshit nuk më linte të flija dhe rrezja e diellit më binte në sy, për të më thënë : “Çohu, Alesia, sepse të pret një ditë e bukur!”