Sektori i informimit KKAD
Shkruan: Isuf Bytyçi
Më 05 Mars 2026, KKAD mbajti takim online në ZOOM, për 7 MARSIN – DITËN E MËSUESIT.

Në takim morën pjesë anëtarët e KKAD-së: kryetari z. Mustafë Krasniqi – Gjermani, znj. Miradije Berisha – Austri, znj. Aurela Konduri – Greqi, znj. Mira Shehu – znj. Kanada, Anila Kadija- Angli, z. Dritan Mashi – Itali, z. Isuf Bytyçi – Gjermani, znj. Teuta Tabaku – Turqi, znj. Arta Emiri – Suedi dhe znj. Anita Duriçi – Zvicër. E pranishme ishin edhe znj. Mimoza Hysa drejtoreshë e Qendrës së Botimeve për Diasporë (QBD), z. Vaxhid Sejdiu – themelues dhe znj. Adriana Fishta – Bejko, si dhe mysafirë tjerë e mësues nga vendet e ndryshme të botës.
Takimin e moderoi znj. Teuta Tabaku, e cila ia kaloi fjalën kryetarit të KKAD-së z. Mustafë Krasniqi. Ai me admirim i përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe shprehu respekt për të gjithë mësuesit shqiptarë kudo që janë e, sidomos ata në diasporë që me zell punojnë me fëmijët mërgimtarë, në shërbim të ruajtjes së gjuhës shqipe, mësimit të historisë dhe ruajtjes së kulturës sonë kombëtare, kudo që janë.
Më pas fjalën e mori znj. Mimoza Hysa – QBDi, përshëndeti mësuesit dhe prezantoi projektin e madh të transformimit të Qendrës së Botimeve në Agjencinë e Standardizimit dhe Certifikimit të Gjuhës Shqipe. Pas saj fjalën përshëndetëse e mori znj. Adriana Fishta – Bejko dhe z. Vaxhid Sejdiu dhe mysafirët e ftuar nga vende tjera.

Në takim u ndanë përvoja dhe kujtime të vëlevshme: si znj. Rezarta Reso nga SHBA, foli për mësuesit dhe lidhjen me librin shqip, znj. Brikena Muharremi ndau kujtime nga periudha e luftës në Kosovë, znj. Suela Jorgaqi drejtuese biblioteke i prezantoi eventet për 7–8 Marsin në Zvicër, znj. Ferhan Korkmaz ndau eksperiencat e saj nga Turqia, kurse pedagogia znj. Linda Mëniku lidhi aktivitetin me një ish-studente të huaj që foli shqip në gjuhën shqipe.
Anëtarët e KKAD-së shprehën falënderuan e tyre pë të gjithë ata që mbështesin këshillin, si nga Shqipëria, Kosova, ashtu edhe nga shtete ku jetojnë shqiptarët. Sidomos, falënderimi i shkoi QBD-së dhe drejtoreshës znj. Mimoza Hysa.
Në përmbyllje të këtij manifestimi, kryetari i KKD-së kërkoi që të jemi sa më të bashkuar në misionin që kemi, sepse vetëm të bashkuar arrijmë qëllimin e misionit tonë për ruajtjen e gjuhës amtare në diasporë.