KOSOVË, URIME 17 SHKURTI-DITA E PAVARËSISË!

Sektori për informim i KKAD-së

Këshilli Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë ( KKAD), për nder të 17 Shkurtit,  Ditës së Pavarësisë së Kosovës, i uron  mësuesve nxënësve, prindërve  dhe të gjithë shqiptarëve  kudo që janë në botë:

 “Gëzuar këtë ditë të shenjtë!”, ditë e cila  realizoi ëndrrat, idealet dhe përpjekjet e brezave për liri.

Kjo ditë na kujton plagët e së kaluarës, dhimbjen e gjenocidit, përpjekjet e pushtuesve për të shuar identitetin tonë, për të heshtur gjuhën shqipe në trojet e shqiponjave. Por, sot kjo ditë na bënë të ndihemi krenarë dhe të palëkundur, të frymëzuar në heroizmin e atdhetarëve, të luftëtarëve, heronjve dhe dëshmorëve të  lirisë. Ata, me gjakun e tyre, ngritën themelet  e shtetit të ri të Kosovës dhe i treguan botës demokratike se lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë dhe çlirimtare, e kurdoherë çlirimtarët do të mbesin në shërbim të kombit. Andaj 17 Shkurti i vitit 2008 është kurorëzim i një rrugëtimi të gjatë, datë e rikthimit të vëmendjes te flamuri i Skënderbeut, Ismail Qemaili dhe  Adem Jashari

Vizioni dhe lufta heroike e UÇK-së mbetet ndër emblemat më të çmuara të kombit tonë.

Çlirimtarët kishin vetëm një qëllim: çlirimin e trojeve shqiptare.

Në emër të KKAD-së nga vendet: Amerikë, Kanada, Gjermani, Itali, Zvicër, Austri, Britani e Madhe, Suedi, Greqi, Turqi etj., ju urojmë:  Gëzuar 17 shkurtin- Ditën e Pavarësisë së Kosovës!. Amaneti i tyre ruhet kur ne e respektojmë lirinë, sakrificën dhe gjakun e tyre, duke synuar unifikimin e shkollave shqipe në diasporën shqiptare. Me përgjegjësi morale e kombëtare kërkojmë nga institucionet e dy vendeve tona shqiptare, bashkëkombësit, shoqatat dhe bizneset që të bashkuar ta kemi si prioritet ruajtjen e gjuhës shqipe te mërgata jonë shqiptare!

GËZUAR PAVARSINË E KOSOVËS!