Këshilli Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë u uron 7 Marsin – Ditën e Mësuesit

Redaksia e KKAD-së

Mësuesi ka nje profesion fisnik, që kërkon këmbëngulje, përkushtim, dashuri dhe vullnet.  Ato janë udhëheqësit, frymëzuesit e denjë në formimin e karakterit njerëzor e kulturor të brezit të ri, duke na dhënë mundësinë të reflektojmë̈ mbi sakrificat dhe arritjet e rilindasve tanë.  Ne duhet  të ndjehemi krenarë me çdo përpjekje dhe përkushtim të tyre për të ruajtur të gjallë gjuhën e bekuar shqipe. Gjithashtu urojmë që përkushtimi i tyre të vazhdojë të na frymëzojë edhe në të ardhmen, që të jemi krenar për trashigiminë e lavdishme që ata  trashëguan në gjuhë e kulturë.

Ne,  mësuesit në diasporë duhet të jemi ata që inkurajojmë nxënësit për të mësuar dhe praktikuar gjuhën shqipe, për të njohur trashëgiminë  dhe vlerat tona kombëtare, për ta dashur dhe respektuar gjuhën shqipe. Përkushtimi dhe përpjekja për ta ruajtur sa me te gjalle gjuhën shqipe te fëmijët e lindur e rritur jashtë kufijve të atdheut është detyrë dhe mision i çdo mësuesi në diasporë.

Në takimin manifestues për nder të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, përpos mësuesve të pranishëm nga të gjitha shtetet ku janë shkollat funksionale, të ftuar ishin edhe institucionet e dy vendeve tona shqiptare, ajo e Republikës së Shqipërisë dhe e Republikës Kosovës.

 “7 Marsin – Dita e Mësuesit” u përshëndet dhe u urua përmes video- mesazhit nga Ministrja Arbërie Nagavci, Mimoza Hysa drejtoresha e Qendrës së Botimeve për Diasporën (QBD), Mustafë Krasniqi kryetari Këshilli Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë (KKAD) dhe Vaxhid Sejdiu koordinator i Grupit Gjuhë dhe Edukim pranë Këshilli Koordinues në Diasporë (KKD) dhe anëtarët e KKAD-së: Miradije Berisha, Aurela Konduri, Mira Shehu, Dritan Mashi, Anita Duriçi dhe Arta Emiri, ndërsa takimi u  moderua me një profesionalizëm nga Aurela Konduri.

Takimi manifestues u mbajt përmes platformës  Zoom, duke organizuar një program simbolik me zërin e ëmbël të nxënësve, të cilët përcollën urimet e mirënjohjet e tyre  përmes recitimit të poezive kushtuar mësuesve. Ajo që i dha emocion mësimdhënësve të pranishëm ishte edhe vlerësimi i prindërve, të cilët përmes porosive lartësuan mësimdhënësit dhe vlerësuan punën e tyre.

Nga ky manifestim qëllimi i Këshillit Koordinues KKAD-së është të bashkojë forcat në hapjen e shkollave shqipe në diasporë si edhe te ndërgjegjësojë  prindërit shqiptarë për të qenë me të përkushtuar me fëmijët e tyre për ruajtjen e gjuhës shqipe, sepse gjuha shqipe është identitet i secilit  prej nesh. Çdo  bashkatdhetarë të ndërgjegjësohet që  fëmijët e tyre të vijnë në klasat ku zhvillohet mësimi në gjuhën shqipe, pra të organizohemi e të punojmë  me moton: Të gjithë për shkollën shqipe”. Këtë ta bëjmë së bashku me institucionet tona përkatëse, për një unifikim të shkollave shqipe si një faktor i rëndësishëm dhe i domosdoshëm në funksionimin e  mbrojtjes së gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar te mërgata shqiptare.  Dhe për këtë kemi shpalosur vizionin dhe misionin për një bashkëpunim gjithëpërfshirës profesional për ta mbajtur gjallë gjuhën shqipe, për t’i shpëtuar qindra mijëra fëmijë shqiptarë, të cilët shumë shpejt i rrëmbejnë valët e asimilimit të përditshëm.

Në fund të takimit kryetari i  KKAD-së Mustafë Krasniqi kërkoi nga institucionet e dy vendeve tona shqiptare, qe ta marrin si  një obligim institucional rrugëtimin për unifikimin e shkollave shqipe në diasporë, sepse duke na dhënë këtë ndihmesë e përkrahje, ne do të jemi edhe më të fuqishëm, por edhe me të angazhuar në veprimtari për hapjen e shkollave të reja shqipe.