Sot Kosova ka festuar 26-vjetorin e çlirimit nga okupimi, pushtimi i Serbisë, duke përkujtuar 12 qershorin e vitit 1999, kur pas 78 ditë bombardimesh të Aleancës Ushtarake Perëndimore të udhëhequr nga Amerika kundër pikave ushtarake serbe. Në këtë ditë, me 12 qershor trupat e NATO-s hynë në Kosovë, duke i dhënë fund luftës mes forcave pushtuese ushtarake policore serbo çetnike dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që dhe ishte më meritorja për çlirimin e Kosovës. Para 26 viteve në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara.
Pra, 12 qershori ishte një nga ditët më të rëndësishme për shtetësinë e Kosovës. Krahas Aleancës Ushtarake Perëndimore të udhëhequr nga Amerika, lufta e UÇK-ës ishte shtylla e shpresës së lirisë, duke hapur rrugën për paqe, rindërtim dhe më në fund shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.
Përkujtojmë dëshmorët e UÇK-së dhe mbi 13 mijë të vrarët gjatë luftës, në mesin e tyre ishin edhe 1133 fëmijë
Urime Kosovë dita e çlirimit!
Sektori i informimit të KKAD