
Mësimi i gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Suedi dhe Diasporë, si një përmbushje te amanetit që të parët tanë kanë lënë për ruajtjen dhe zhvillimin e saj ndër breza e ndër vise të huaja.
Shkruan: Arta Emiri
Të flasësh për gjuhen shqipe duhet një kohë e gjatë, por me një shpirt të mbushur plot, sepse vetëm gjuha shqipe të mbush e të plotëson.
Diaspora është një ”kasaforte” ku ruhet gjuha, tradita dhe kultura e një vendi, sepse duhet te jesh larg vendit tënd për te kuptuar se sa bukur tingëllon gjuha shqipe, ajo gjuhe me te cilën u lindem, u rritem, u arsimuam dhe sot e kultivojmë atë ne vise te huaja.
Unë jetoj dhe punoj prej 8 vitesh ne Stokholm te Suedisë. Jo vetëm qe nuk e kisha menduar kurrë, por as nuk isha e përgatitur për te vazhduar punën e mësuese se gjuhës shqipe ne shkollat e Stokholmit.( sepse nuk e mendoja qe kjo gjë ndodhte).
Vitet e para mësova intenzivisht gjuhen suedeze, por kurre pa e harruar gjuhen shqipe, madje natyrshëm me vinte edhe lidhja e gjuhës mëmë me gjuhet e tjera. Ishte interesante ne mbrojtjen e një teme – detyre kursi në lëndën e suedishtes për të bërë lidhjet e gjuhës shqipe me atë suedeze. Ta shihje ne aspektin e mallit dhe te ndjenjës, ishte vërtet krenari, sepse tregova që gjuha ime është një gjuhë që ka degën e saj në pemën e gjuhëve i.e , por ta shihje në aspektin shkencor ishte një gjë interesante, sepse studimi i gjuhës shqipe si gjuhë të tjera është një lende që jo vetëm të jep dorë, por edhe te pasuron.
Mësimi i gjuhës shqipe ne diaspore ka vite qe ushtrohet dhe praktikohet, por ne jo vetëm që duhet te jemi te kënaqur për ketë, por edhe duhet te angazhohemi me shume për ta ruajtur dhe kultivuar ketë mundësi te mire qe i behet brezave te rinj shqiptar qe vijnë nga Shqipëria, Kosova, shqiptarëve te Maqedonisë se Veriut dhe shqiptaret e Malit te Zi.
Ne shkollat ku unë aktualisht bej mësim, mësimi i gjuhës shqipe ka rëndësinë e lendeve mësimore, pra ajo vlerësohet me note, ka ngarkese me pike qe çdo nxënës që lexon gjuhën shqipe është në të njëjtin nivel me lendet e tjera qe bën çdo dite në shkollë.
Gjuha shqipe lexohet dhe mësohet ose frekuentohet nga fëmijë shqiptare ( Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut) si mësim plotësues, duke iu përmbajtur një programi mësimor te hartuar nga institucionet arsimore suedeze(Skolverket), madje dhe vlerësimi me notë bëhet sipas kushteve dhe kërkesave qe institucionet arsimore suedeze kane hartuar. Dhe kjo ka bërë që edhe përzgjedhja e teksteve nga ana e mësuesve duhet të jetë një zgjedhje e kujdesshme për dy arsye themelore, se pari: teksti me te cilin do te punojmë dhe do t’i ofrojmë nxënësve duhet te jete një tekst i përdorshëm, te përmbaje informacione te ndërthurura midis gjuhës – kulturës dhe traditës.
Se dyti: tekstet që në përzgjedhim për mësim duhet t’i përmbahen kushteve dhe kritereve arsimore te përcaktuar ne institucionet përkatëse, sepse ne fund këto kritere duhet te jenë në përputhshmëri me vlerësimin që nxënësi do te marre ne fund te çdo termini shkollor.
Duke qenë se shumë vite më parë në diasporë mësimin e gjuhës shqipe e kanë zhvilluar persona jo profesional, kjo edhe për arsye se nuk kishte një fluks kaq të madh të fëmijëve shqiptarë në Suedi, ndaj dhe tekstet qe janë përdorur nuk kanë qenë tekste te mirëfillta mësimore me një përmbajtje shkencore. Por vitet e fundit për shkak se ka patur një lëvizje me të dendur te shqiptareve në vendet e Skandinavisë është bere e mundur që edhe mësimdhënësit e gjuhës shqipe te jene te arsimuar ne profilin e duhur dhe kjo gjë ka çuar edhe në nevojën për te kërkuar dhe përdorur tekste te mirëfillta mësimore – gjuhësore, por qe përfshijnë edhe kulturën dhe traditën shqiptare.
Kur është vënë re kjo gjë?

Para dy vitesh ne Stokholm erdhi një kontingjent tekstesh mësimore nga Shqipëria. Një pune e madhe si nga Qendra e Botimeve për Diasporën edhe nga Ambasada e Shqipërisë e cila ndihmoi për te shpërndare tekstet, por gjate rrugës u vu re qe këto tekste nuk ishin te përpiluara tamam për diasporën, pasi ishin tekste qe përdoreshin ne shkollat shqiptare. Mësimi i gjuhës shqipe ne diaspore është vetëm 60 minuta ne jave. Këtu është për t’u theksuar dhe vlerësuar puna qe QBD-ja beri me hartimin e teksteve enkas për diaspore ”Te njohim gjuhen dhe kulturen shqiptare 1,2,3”. Tekste te formuluara mire, tema interesante për nxënësin, madje ke mundësinë te marrësh material plotësues nga interneti duke e shoqëruar me dokumentare.
Nga viti ne vit, puna dhe mbështetja qe QBD-ja po i bën mësimdhënësve të gjuhës shqipe ne diaspore është për t’u falënderuar dhe përkrahur.
Këto vitet na është ofruar teksti mësimor ”Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare niveli 1 dhe 2”. Nje tekst i ndare ne tre shkalle, ku shkalla e parë përfshin abetaren duke u shoqëruar edhe me fletoren e punës. Një tekst që është shume praktik, i ezaurueshëm për nxënësit , por edhe për mësuesin. Temat janë atdhetare, historike dhe kulturore. Ata lidhen ngushte me qëllimin pse behet mësimi i gjuhës shqipe ne diaspore, por i jepet mundësia edhe fëmijëve te marrin njohuri jo vetëm shkencore gjuhësorë, por edhe kulturore, madje i shtohet dëshira për të kërkuar edhe me tej ne internet lidhur me nje teme te caktuar.
Teksti është i ndërtuar ne një gjuhe te thjeshte dhe te kuptueshme, me fjale shqip qe shpeshherë në Shqipëri përdorim huazimin me një fjale të huaj, ne vend te asaj shqip. Këto tekste janë materiale plotësuese për një mësim te gjuhës shqipe si mësim plotësues dhe është një falënderim i madh që i behet gjithë skuadrës qe kane punuar për ndërtimin e këtyre teksteve dhe përzgjedhjen e temave, pasi mirë organizimi i kësaj pune, zgjon dëshirën dhe motivin qe fëmijët shqiptare të zgjedhin dhe ta duan gjuhen shqipe.
QBD-ja është për t’u falënderuar , sepse i ka ardhur ne ndihme mesunëve edhe me tekste te tjera plotësuese si ”Te mësojmë shqip”, ”Lexime plotesuese” ( përralla në dygjuhë), ”Fjalorë në dygjuhë” , ”Te njohim Shqipërinë”, që për fëmijët qe po e mësojnë gjuhen shqipe , këto tekste i kane ardhur ne ndihme. Prandaj është bërë një pune kolosale qe duhet mirëkuptuar, përqafuar dhe duhet bashkëpunuar për me të mirën.
Shqipja ne Suedi, por jo vetëm edhe ne diaspore është një angazhim edhe për prindërit. Kjo është për t’u vlerësuar dhe për te treguar ne me shume kujdes, vëmendje nga ana e çdo mësuesi që merret me këtë pune. Detyra ime dhe e kolegeve te mi nuk është vetëm të mbarojmë mësimin dhe te largohemi, pra kjo gjë nuk shihet thjesht si një pune qe duhet bere, por kjo është me tepër se një pune, pra është mision dhe një detyre qe unë si mësuese duhet te shikoj përtej asaj që shteti ofron për të ruajtur gradinë dhe gjuhen time. Prandaj shpesh e gjej veten të angazhuar ne aktivitete që ne thelb kane ruajtjen dhe pasurimin e gjuhës shqipe tek ato fëmijë që kanë lindur dhe po rriten ne Suedi, ku gjuhe e tyre është gjuha suedeze. Prandaj unë i kam kushtuar një vëmendje të veçantë bibliotekës, që gjuha shqipe, si çdo gjuhe tjetër te këtë edhe ajo dollapët e mbushura me libra shqip ne çdo biblioteke të Stockholmit dhe jo vetëm.
Ne muajin tetor te vitit 2024 biblioteka kombëtare e Prishtinës dhuroi 90 libra për fëmijë dhe te rritur ne gjuhen shqipe për bibliotekën kombëtare te Stockholmit dhe këto libra janë kataloguar për të qenë në funksion te gjithë shqiptareve te Shqipërisë, Kosovës, Malit te zi e Maqedonisë së Veriut, kudo ne Suedi, jo vetëm në Stockholm. Dhe ne nder te saj unë kam kërkuar që në bibliotekën e Stockholmit të shkruhet për herë të parë në gjuhën e bukur dhe të
bekuar shqipe ” Mire se vjen ne biblioteke”. Kërkesë e cila po shqyrtohet nga sektorët përkatës të bibliotekës dhe institucionit kulturor te Stockholmit.
Pasurim te bibliotekës me libra shqip, po bëhet edhe në bibliotekat shkollore. Disa shkolla na njoftojnë për tekstet e reja që i shtohen bibliotekës. Është për t’u falënderuar mbështetja që Ambasada e Republikës së Kosovës po na jep. Unë personalisht kam marre një mbështetje dhe bashkëpunim shume te mire nga ambasadorja zj. Shkëndije Sherifi- Geci e cila ka vene në dispozicion ambiente për t’u realizuar orët e leximit në gjuhen shqipe, diskutime dhe biseda letrare . Prandaj jo pa qellim citova me lart qe gjuha shqipe po ruhet në një kasaforte siç është diaspora.
Si përfundim në mënyrë të përmbledhur edhe pse kam shume me shume per e folur për këtë çështje, sepse nuk duhet thënë vetëm e mira, por edhe gjerat që duhen rregulluar për të bërë me të mirën, prandaj do të thoja që ruajtja e gjuhës shqipe tek fëmijët shqiptare e sidomos tek ato fëmijë qe kane lindur dhe po rriten larg atdheut është një amanet që e gjejmë në vargjet e te madhit Gjergj Fishta:
…Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis’,
trashigim, që na la i Pari,
trashigim s’ia len ai fmis;.