
Ju ftojmë të bashkohemi me një zë të përbashkët në ruajtjen e gjuhës amtare, këtij thesari të çmuar dhe i trashëguar nga të parët dhe rilindësit tanë. Gjuha është ura që na lidh me atdheun, me rrënjët tona, me kulturën dhe identitetin tonë kombëtar, kudo që jetojmë.
Ne, si Këshilli Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë (KKAD), të shqetësuar ju bëjmë me dije se shumë fëmijë rrezikojnë ta humbasin lidhjen me gjuhën e vendit të origjinës. E kemi detyrimin moral dhe kombëtar t’u ofrojmë fëmijëve mësimin e gjuhës shqipe.
Ju njoftojmë se mësimi për vitin shkollor, 2025/2026, në disa shtete ka filluar, e në disa shtete pritet të nisë në muajin shtator. Falënderojmë shtetet tona, Qendrën e Botimeve në Diasporë, e cila edhe këtë vit i ka mundur të sigurojë në kohë tekstet shkollore nëpër përfaqësitë tona diplomatike.
KKAD u bën thirrje të gjithë bashkëkombasve dhe prindërve:
- Regjistroni fëmijët tuaj në mësimin plotësues të gjuhës shqipe.
- Mbështesni shkollën shqipe me përkushtimin tuaj.
- Motivoni dhe inkurajoni fëmijët ta duan, ta mësojnë, ta ruajnë dhe ta kultivojnë gjuhën e bukur shqipe.
Bizneset dhe shoqatat të bëhen pjesë e shkollës shqipe. - Mediat elektronike, të shkruara dhe TV-të të jenë në interes të sensibilizimit të mësimit shqip në diasporë.
Andaj së bashku le ta marrim këtë hap të rëndësishëm për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe për mbajtjen gjallë të gjuhës dhe identitetit kombëtar.
Me respekt
Në emër të Këshilli Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë
Kryetari- Mustafë Krasniqi
email: [email protected]