Seminari i KKAD-së,   dita e parë: Rrugëtimi, Sfidat dhe Inovacioni në Mësimdhënien e Gjuhës Shqipe në Diasporë

Sektori për informim i KKAD-së,
Anila Kadija

Këshilli Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë (KKAD) organizoi seminarin dyditor përmes platformës Zoom, një ngjarje që bashkoi mësues të gjuhës shqipe nga e gjithë diaspora shqiptare. Gjatë sesionit të punimeve, seminari u moderua nga dy përfaqësueset e KKAD-së,  Anita Duriçi dhe Aurela Konduri. Punimet e ditës së parë u hapën me zërat e  nxënësve të shkollave shqipe nga shumë shtete, të cilët recituan copëza poezish kushtuar atdheut dhe gjuhës shqipe, të përgatitur nga vetë mësuesit e gjuhës shqipe në diasporë.

Seminarin e përshëndetën, përpos kryetarit të KKAD-së edhe përfaqësuesit diplomatik nga Gjermania- Kolë Gjokaj  Blerina Serjani nga  sekretare e parë  e Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Austri, Marigona Vrajolli, konsulle pranë Ambasadës së Republikës së Kosovës në Austri dhe  z. Eno Çollaku nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Suedi. Nga Qendra e Botimeve për Diasporën përshëndeti znj. Eva Ismajlkukaj, e cila përcolli përshëndetjen e  drejtoreshës së QBD-së, znj. Mimoza Hysa.

Në ditën e parë të seminarit u paraqitën këto punime:

Mustafe Krasniqi- “Rrugëtimi i gjuhës shqipe ne diasporë dhe mision i saj për brezat e ardhshëm”, Ermira Ymeraj- “Sfidat e mësimdhënies së gjuhës shqipe në diasporë: Pse kërkohen metoda të reja didaktike? Sfidat aktuale”, Miradije Berisha- “Qëndrueshmëria e klasave përmes orëve te gjuhës shqipe dhe ndërmjetësimi kulturor në bashkëpunim me shkollat vendase në Austri/ Diaspore”, Rita Petro, Evisa Paloka

“Njësitë e leximit në tekstet e diasporës, gërshetim mes arritjes së rezultateve të të nxënit dhe nxitjes së interesit të nxënësve”.Formati digjital i librit si mundësi për ta bërë mësimdhënien tërheqëse dhe për te nxitur interesimin e nxënësve,  ndërsa me temën mësimdhënia në muzeum, shkollat Ardhmëria në Londër referoi Anila Kadija. Mira Shehu u fokusua në “Përvoja, praktikat me të mira dhe sfidat e shkollës shqipe ne Halifaks, Kanada”; Leonora Rajta Vata u prezentua me temën “Rrugëtimi i klasave të gjuhës shqipe në diasporë: nga entuziazmi i fillimit te qëndrueshmëria dhe cilësia”.

Kryetari i KKAD-së Mustafë Krasniqi, i cili e hapi seminarin me temën “Rrugëtimi i gjuhës shqipe në diasporë dhe misioni për brezat e ardhshëm”, duke nxjerrë në pah rëndësinë e vazhdimësisë së klasave dhe rolit të mësuesit si urë lidhëse mes nxënësve dhe kulturës shqiptare. Ermira Ymeraj foli mbi sfidat e mësimdhënies së gjuhës shqipe në diasporë, duke nënvizuar nevojën për metoda të reja didaktike që i përshtaten pritshmërive të nxënësve dhe sfidave të shekullit XXI. Ndërkohë, Miradije Berisha prezantoi qasje konkrete për qëndrueshmërinë e klasave dhe ndërmjetësimin kulturor, duke treguar sesi bashkëpunimi me shkollat vendase në Austri dhe diasporë mund të përforcojë rolin edukativ të shkollave shqipe.

Anila Kadija në prezantimin e saj mbi mësimdhënien në muzeum, theksoi sesi vizitat në muze mund të shndërrohen në përvoja gjuhësore dhe kulturore tërheqëse për nxënësit. Ndërkohë, autorja Rita Petro dhe redaktorja e tekstit “Gjuha shqipe dhe Kultura Shqiptare” Evisa Paloka diskutuan mbi njësitë e leximit dhe format digjitale të librave, duke shfaqur mënyra për të nxitur interesin dhe kreativitetin e nxënësve. Mira Shehu ndau eksperiencat e shkollës shqipe në Halifaks, Kanada, ndërsa Leonora Rajta Vata përmbylli sesionin me një përmbledhje mbi rrugëtimin dhe sfidat  e gjuhës shqipe: nga entuziazmi i fillimit te qëndrueshmëria dhe cilësia e mësimit.

Gjatë seminarit u vu në dukje rëndësia e bashkëpunimit mes mësuesve, shkollave dhe prindërve, si dhe përdorimi i teknologjisë, lojërave edukative dhe aktiviteteve kulturore për të tërhequr dhe motivuar nxënësit. Anila Kadija mësuese e gjuhës shqipe në Angli theksoi: “Këto seminare janë të rëndësishme për njohje dhe bashkëpunim, për të ndarë përvojat dhe për të forcuar rrjetin tonë të mësuesve në mbarë botën.” Ndërsa Aurela Konduri, mësuese e gjuhës shqipe në Greqi, shtoi: “Është e jashtëzakonshme të shohësh sa shumë mund të përftojnë nxënësit kur përdorim metoda të ndryshme dhe kreativitet në mësimdhënie.”

Dita e parë u përmbyll me një panel diskutimi dhe shkëmbim idesh, ku mësuesit ndanë praktikat më të mira, sfidat dhe mundësitë për përmirësim. 

Dita e parë e seminarit u ndoq online nga  përreth  100 mësimdhënës nga e gjithë diaspora.