Plani mësimor vjetor për shkallën e parë

Nga Aurela Konduri

Plani mësimor – Klasa I (Shkalla I), bazuar në paketën “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare, niveli I” është përgatitur nga Aurela Konduri, mësuese e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Greqi.
Aurela është një nga mësuesit recensues të paketës “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare, niveli I”, autore e librit të mësuesit për paketën “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare, niveliII’ dhe n/kryetare e KKAD-së.

Si është konceptuar ky plan?

  • Plani mësimor vjetor është ndërtuar sipas javëve dhe orëve, çka e bën lehtësisht të zbatueshëm  dhe praktik për mësuesit.
  • Në plan respektohet shpërndarja e orëve (72 orë për vitin shkollor, me 2 orë mësimore në javë)
  • Përfshin të gjitha shkronjat dhe përsëritje në intervale të rregullta.
  • Rendi i shkronjave është gradual dhe i përshtatshëm për moshën duke mos e ngarkuar fëmijën shkronjë pas shkronje.
  • Parashikon kohë për përsëritje dhe konsolidim.
  • Pas përfundimit të shkronjave ka tema për lexim gjë që e ndihmon kalimin nga lexim- shkrimi fillestar te leximi me kuptim.
  • Plani përfshin programe festive të rëndësishme (28 – 29 Nëntor, 7 – 8 Mars, Festa e Abetares, Festa e Fëmijëve) , duke e lidhur mësimin me festat kombëtare dhe kulturore.
  • Në plan, titujt e temave janë përdorur ashtu si ato janë në tekstin mësimor dhe fletoren e punës për të orientuar më lehtë mësuesit.

Vijon …