THIRRJE PËR TË GJITHË BASHKEKOMBËSIT TANË
“Pa gjuhë s’ka identitet, pa gjuhë shqipe s’ka atdhe”
Të nderuar bashkëkombas të mërgatës tonë kombëtare,të nderuar prindër, kolegë dhe kolege si dhe nxënës të dashur, unë jam Mervete Ismajli, mësuese e gjuhës shqipe në qytetin Landau të Bavarisë që nga viti 2011. Sot, po ju drejtohem me një thirrje të sinqertë me motor: ,,Pa gjuhë s’ka identitet ,pa gjuhë shqipe s’ka atdhe’‘, andaj t’a ruajmë dhe t’a kultivojmë së bashku gjuhën tonë të shenjtë, shqipen!
Gjuha shqipe është më shumë se një mjet komunikimi – ajo është pasuria jonë kombëtare, lidhja me atdheun, historia dhe trashëgimia jonë. Në diasporë, ruajtja e kësaj vlere është sfida dhe përgjegjësia jonë më e madhe.
Prandaj ju ftoj: orientoni fëmijët tuaj në shkollën shqipe!
Mësimi i gjuhës shqipes nuk është thjesht një akt mësimor, por një investim në identitetin dhe krenarinë e fëmijëve tanë. Nuk mjafton ta flasim në shtëpi – fëmijët duhet ta shkruajnë, ta lexojnë dhe ta kuptojnë shqipen si një pjesë të pandashme të kauzës tonë kombëtare.
Sot është momenti për t’i mësuar fëmijët tanë që të jenë krenarë për rrënjët e tyre. Mos lejoni që brezat e ardhshëm të humbasin gjuhën dhe lidhjen me atdheun!
Bashkëkombas të dashur, pa gjuhë s’ka identitet, e pa gjuhë shqipe s’ka atdhe. Të punojmë së bashku për ta ruajtur këtë thesar të vyer!
Si dëshmi e këtij misioni janë dhe tri nxënëset e mia,të cilat kanë një mesazh të fortë për bashkëmoshatarët e tyre,me moton:
,,Gjuha shqipe,themeli i kombit dhe i atdheut „
Me respekt,
Mervete Ismajli
Mësuese e gjuhës shqipe në Landau, Bavari