Nga mësuese: Marsela Mana
Zhvillimi i një ore mësimi me klasën e parë të kursit plotësues të shkollës “Migjeni”, të qytetit të vogël bregdetar Fano.
Klasa që ndjekim është e përbërë nga nxënës të grupmoshave : 6-10 vjeç.
Jemi duke punuar me tekstin tradicional : Gjuha shqipe Niveli I , shkalla e parë.
Krahas përdorimit të tekstit tradicional , të cilit i kushtojmë pjesën më të madhe të kohës , kemi vendosur t’i dedikojmë rreth 20- 30’ leximit të librave që na ka siguruar biblioteka “Marin Barleti “e qytetit të Shkodrës ,projekt i cili u realizua me sukses nga mësuese Rovena Sinani.
Tema:
Fabula” Gjinkalla dhe milingona” si material motivimi për nxënësit në kushtet e dygjuhësisë në Diasporë.

Një nga sfidat pricipale të mësimit dy gjuhësh është :”Rezultatet e të nxënit”
Arritja e rezultateve të të nxënit kalon në tre etapa
Faza e parë: Përzgjedhja e materialit të përshtatshëm për moshën dhe nivelin gjuhësor që zotërojnë.
Materiali i përzgjedhur: Fabula e Ezopit “Gjinkalla dhe milingona”
Në këtë fazë, gjëja më e rëndësishme është
ajo që duam të arrijmë nëpërmjet temës që do të trajtojmë.
Si mund të arrijmë t’i motivojmë nxënësit:
Nxënësit duhet të jenë në gjendje të kuptojnë atë që dëgjojnë. Për këtë qëllim, pjesa zgjidhet sa më tërheqëse dhe interesante, e thjeshtë, dhe nga kjo nxënësi duhet të nxjerrë një mësim në jetë: pra.:”MORALI”.
Nxënësit duhet të jenë në gjendje të tregojnë përmbajtjen me fjalët e tyre, edhe shumë shkurt.
Të zhvillojnë mendimin kritik.
Të seleksionojnë pjesën që i pëlqen , dhe pse i pëlqen.
Lidhja e temës me përvojat dhe njohuritë që ka.
Pasurimi i fjalorit dhe flalët kyçe.
Leximi i pjesës , nënvizimi i fjalëve të reja ,dhe shpjegimi i tyre.
Faza e dytë: Mjetet e punës
Përveç librit dhe fletores së punës kemi shfrytëzuar materiale nga interneti të cilat i kemi përshtatur në dy gjuhë. Mjete të thjeshta të realizuara nga vetë mësueset, dhe përdorimi i maskave të realizuara nga mësueset dhe nxënësit ,për t’a bërë sa më konkrete përjetësimin e kësaj fabule. ( Për këtë kemi përdorur karton , akuarel , dhe rrathë për flokë, në të cilët kemi montuar antenat si karaktetistikë e këtyre insekteve.
Projektor për shikimin e pjesës së përzgjedhur të përshtatur në dy gjuhë.
Metodologjia
Për arritjen e rezultateve të të nxënit , kemi përdorur disa metoda:Leximin e drejtuar: mësuesja lexon dhe nxënësit dëgjojnë.Metodën e Bashkëbisedimit :pyetje- përgjigje
Leximin me ndalesa: nxënësi fillon të lexojë deri në një farë pike, pastaj vazhdon tjetri.
Fjalët kyçe dhe fjalët e reja (shqip- italisht)
Gjatë leximit drejtues,nxënësit ndjekin dhe i kërkohet të nënvizojnë fjalët e panjohura.
Shpjegohen fjalët e reja
Gjinkalla-Cicala
Milingona- Formica
Fole- Tana
Dridhej-Tremava
Kokrra gruri- Chicchi di grano
Faza e tretë: Realizimi nëpërmjet një teatri modest.
Laboratori dhe përgatitja e skenarit.
Nxënësit pasi e kanë dëgjuar, dhe e kanë kuptuar fabulën, ndahen në dy grupe.
Grupi i parë interpreton rolin e Gjinkallës, dhe i dyti atë të Milingonës.
Pasi kanë ilustruar imazhet e dy personazheve në fletore, lexojnë dialogun në bazë të roleve.
Përgatitja e veshjeve dhe maskat e personazheve , në mënyrë që të realizojmë një skenar sa më konkret për dramatizimin e teatrit me rolet e dy personazheve.
Maska e milingonës
I kërkohet nxësësve të kenë veshur veshje më ngjyrë të zezë.
Realizohet në klasë ngjyrosja e maskës së milingonës , dhe antenat.
Për realizimin e maskave kemi përdorur këto materiale: karton, penel, bojëra uji,rrathë për flokë, karton i modelueshëm,llastik i butë.
Kostumi , dhe maska e gjinkallës
I kërkohet nxënësve të kenë veshur veshje me ngjyrë të gjelbërt.
Realizojmë me letër velina xhaketën e gjinkallës , dhe pastaj maskën.
Për realizimin e këtij kostumi kemi përdorur letër velina , ngjitëse, karton i modelueshëm, kitarrë ose violinë, llastik i butë.
Idea,përzgjedhja e materialit, përshtatja në dy gjuhë , dhe procesi didaktik, u realizua nga mësuese: Marsela Mana
Laboratori , përgatitja e maskave dhe veshjeve u realizua nga mësuese: Rovena Sinani.
Roli i gjinkallës: Robin Sinani
Roli i milingonës: Kleandra Prendaj
Leandra Pjetri
Gabriel Xhihani